Miratohet drafti për ligjin e dekriminalizimit

Sot, Komisioni i Posaçëm Parlamentar miratoi me konsensus draftin për ligjin e dekriminalizmit.Deputetët e maxhorancë dhe opozitës arritën, pas muajsh diskutimesh, në një draft të përbashkët.

Në një nga pikat kryesore të draftit, parashikohet heqja e të drejtës për t’u zgjedhur apo emëruar në poste publike, njerëzve me të shkuar kriminale. Gjithashtu, do t’i ndërpritet mandati atyre të zgjedhurve ose të emëruarve që janë të dënuar, aktualisht dhe në të shkuarën për krime të rënda, jo vetëm brenda vendit, por dhe në vendet e BE-së apo ShBA.

Ligji për dekriminalizimin do të bazohet mbi vetëdeklarim. Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë verifikimet e deklarimeve dhe në rast se rezulton jo i vërtetë, përbën vepër penale.

Opozita u tërhoq nga kërkesa e saj për të përfshirë në ligj testin e drogës. Ky draft do të diskutohet të enjten e ardhmshme në Parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>