“Kush ka një fije ndershmërie nuk i jep urdhër gojës për të nxjerrë produkte që goja nuk ka për detyrë t’i nxjerrë. Nuk është formuar për atë lloj veprimtarie. Ka te tjera veprimtari goja.”
Ishte kjo deklarata e kryeministrit Rama që revoltoi deputetët e opozitës, të cilët u afruan në foltore dhe nuk lejuan kryeministrin të vazhdonte.
Kreu i Kuvendit Meta i kërkoi kreut të grupit parlamentar të PD-së, Zotit Berisha të qetësojë deputetët e tij, ndërkohë që ndërpreu seancën për një periudhe kohore të papërcaktuar.