Nënshkruhet marrëveshja për Korridorin Blu në Kinë

Qeveria e Shqipërisë, ajo e Malit të Zi dhe një kompani kineze do të ndërtojnë Korridorin Blu, rrugë që do të lidhë dy vendet përgjatë bregdetit Adriatik. Në samitin e bashkëpunimit mes Kinës dhe Europës Lindore, që po zhvillohet në Kinë, u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe kompanisë kineze Pacific.

Kjo marrevëshje hap mundësinë e ndërtimit të segmenteve Thumanë – Pezë – Mullet dhe Pezë-Dushk. Nuk janë bërë të ditura ende detajet e marrëveshjes, kur do të fillojnë punimet apo se kush do të jenë financuesit e këtij projekti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>