Opozita bllokon foltoren e Parlamentit

Opozita bllokoi foltoren e parlamentit, gjatë seancës së sotme. Deputetët e opozitës kërkuan plotësimin e disa kërkesave dhe miratimin e ligjit të “Dekriminalizimit”, ndryshe do të bllokojnë parlamentin.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Edi Paloka bëri publike kërkesat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Miratimin e amendamentit në ligjin e dekriminalizimit që largon nga ky Kuvend deri në gjykimin final Armando Prengën; Miratimin e vendimit që fut në zbatim ligjin për dekriminalizimin; Dërgimin nga ky Kuvend në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën, Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin, të cilët në dhunim të Kushtetutës kanë konsumuar paratë e publikut shqiptar, dhe pasurinë publike ndërkohë që janë vetë deputetë; Heqjen e pengesës të komisioneve hetimore parlamentare ndalimin e zhvlerësimit të tyre, duke hequr instrumentin e kuorumit që e ke përdorur deri më sot vetëm për bllokim.”

Gjithashtu,  oficerë të gardës kontrolluan të gjithë deputetët e opozitës pas lajmërimit nga këto të fundit se do të gjuanin me vezë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>