Opozita bojkoton seancën parlamentare

Sot, opozita bojkotoi punimet e seancës parlamentare të radhës. Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan miratimin e projektvendimit për ndërprerjen e mandatit të deputetit të PS-së Rakip Suli.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se: “kërkojmë një gjë elementare, që zyrtarë, deputetë që janë kapur në flagrancë me krime të rënda ndaj jetës së njeriut, deri në një vendim gjykate, të mos vazhdojnë të kryejnë funksione zyrtare.”

Partia Demokratike ka kërkuar të njëjtën gjë edhe për mandatin e Zotit Kokëdhima e Zonjës Leskaj, pak kohë më parë.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>