Në Prishtinë rinisën sot protestat e opozitës pasi gjykata dënoi me 30 ditë burgim deputeten e AAK-së Donika Kadaj Bujupi.
Qindra qytetarë qëlluan me gurë e bojë godinën e qeverisë dhe i vunë flakën një makine. Të pranishëm në protestë janë edhe tre liderët e opozitës, kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ai i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe kryekomunari i Prishtinës,
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe arrestoi 13 prej tyre.