Një në tre tendera të Bashkisë Tiranë ka probleme konkurrence

Një në tre tendera që Bashkia Tiranë ka dhënë gjatë vitit 2018, ka probleme konkurrence, veçanërisht në lidhje me mosrespektimin e ligjeve anti-korrupsion. 173 tendera nga 644 tendera që Bashkia Tiranë ka bërë nga janari 2018, janë tendera të zhvilluara vetëm me një kompani ofertuese, ose tendera ku janë skualifikuar për arsye teknike të gjithë

Raporti i KLSH hedh dritë mbi keqmenaxhimin e fondeve publike nga qeveria

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për zbatimin e buxhetit 2017 u bë publik më në fund në tetor 2018. Në ditët para publikimit kishte shumë spekulime në media se raporti  do të përmbante gjetje kritike për keqmenaxhimin e fondeve publike nga administrata aktuale. Në fakt, raporti shkoi përtej pritshmërive origjinale duke zbuluar

Tjetër kontratë e paligjshme prej 4 milionë euro nga Bashkia Tiranë për Alko-Impex

Kompania Alko-Impex, e cila u përfshi në një sërë skandalesh me fallsifikim dokumentash për të përfituar tendera publike, vazhdon të fallsifikojë dokumenta dhe të fitojë tendera publikë. Madje edhe kur fallsifikimet e saj zbulohen, Alo-Impex vazhdon të mbajë kontratat e fituara padrejtësisht. Rasti më i fundit është në lidhje me fitimin e një kontrate tre

Kryebashkiaku Veliaj — makinë tenderimesh

Në më pak se tre vjet, që nga ardhja në pushtet e Erion Veliajt, Bashkia Tiranë ka tenderuar rreth 242 milionë euro para publike ose rreth 80 milionë euro në vit, ose pothuajse 220 mijë euro çdo ditë. Paratë e tenderuara vinë nga fondet e qeverisë dhe të ardhurat e vetë Bashkisë Tiranë, të cilat

Gazsjellësi Trans Adriatik – nga kontradiktat tek arkeologjia

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, emri “Gazsjellësi Trans Adriatik” u krijua nga grupi zviceran i energjisë, EGL Group, tani i njohur dhe si Axpo. Tani në 2018-ën, gazsjellësi është në fazat e fundit dhe deri në vitin 2020, dërgesat e para të gazit nga Azerbajxhani duhet të arrijnë në Evropën Perëndimore. Por ky nuk ka qenë

Kompanisë Air Albania i mungojnë 29,8 milionë euro kapital

Të premten e shkuar, Kryeministri Edi Rama inaguroi udhëtimin e parë të kompanisë ajrore shqiptare Air Albania, projekt i Kryeministrit Rama nën kujdesin e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ngjarja u përqesh shumë shpejt në median sociale, kur u bë e qartë se linja ajrore operohej nga Turkish Airlines dhe fluturonte nën numrat e fluturimit të Turkish

Dhjetëra milionë euro të harxhuara për kasat fiskale të cilat nuk funksionojnë

Qeveria Shqiptare ka vendosur të harxhojë mbi 1.9 miliardë lekë për të përmirësuar mënyrën e raportimit të kasave fiskale në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve pasi konkludon se të dhënat që transmetohen aktualisht “shfaqin gabime” dhe nuk shërbejnë dot për “nxjerrje xhiroje”. Në fund të muajit korrik strukturat e Kontrollit Tatimor vërshuan drejt plazheve dhe

Gjithë shteti për Fusha shpk — mbi €43 milionë kontrata nga pushteti lokal

Fusha shpk ka përfituar të paktën rreth 30 milionë euro kontrata nga pushteti lokal gjatë periudhës korrik 2015—korrik 2018. Të paktën rreth 13 milionë të tjera Fusha i ka përfituar nga pushteti lokal, në të njejtën periudhë kohe, së bashku me kompani të tjera, me të cilat ka fituar kontrata si bashkim kompanish. Rreth 10

15678910