Kompanisë Air Albania i mungojnë 29,8 milionë euro kapital

Kompanisë Air Albania i mungojnë 29,8 milionë euro kapital

Të premten e shkuar, Kryeministri Edi Rama inaguroi udhëtimin e parë të kompanisë ajrore shqiptare Air Albania, projekt i Kryeministrit Rama nën kujdesin e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ngjarja u përqesh shumë shpejt në median sociale, kur u bë e qartë se linja ajrore operohej nga Turkish Airlines dhe fluturonte nën numrat e fluturimit të Turkish Airlines. E vetmja gjë e ndryshme ishte bojatisja e jashtme e avionit; ajo nuk ishte në pronësi të Air Albania.

Air Albania, e cila deri në momentin e fluturimit nuk ishte e regjistruar në QKR — zotërohet 49 për qind nga Turkish Airline, 10 për qind nga AlbKontrol, kompani shtetërore shqiptare, dhe 41 për qind nga kompania private MND Investment.

Sipas regjistrimit në QKR, Air Albania ka një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, rreth 800 euro. Si e tillë, deri më tani është kompania ajore me kapitalin më të vogël në botë, mesa duket nuk ka në pronësi të saj asnjë avionë.

Sipas Statutit të kompanisë, neni 10 (4), “Pjesët bien dakord të financojnë Air Albania në mënyrë proporcionale në bazë të kuotave të tyre, në total 200 mijë dollarë [..] 5 ditë nga data e marrëveshjes për kostot e operimit të Kompanisë.” Kjo do të thotë se MDN Investment, një kompani e themeluar në Maj 2018 dhe në pronësi të Sinan Idrizit, e cila u zgjodh vetë nga Kryeministri Rama dhe ka një kapital fillestar me rreth 800 euro, duhet të nxjerrë shumë shpejt 82 mijw euro.

Për të shtuar edhe më shumë dyshimet mbi skemën e financimit të Air Albania, media Reporter.al publikoi lajmin se më 12 shtator Turkish Airlines regjistroi në tregun e bursës në Stamboll se Air Albania do të ketë një kapital prej 30 milionë dollarësh.

Është e paqartë, se nga ku do të vijë kontributi proporcional i partnerëve shqiptarë në Air Albania në një shumë kaq të madhe (dhe e domosdoshme), dhe se si mund të shpjegohet mospërputhja ndërmjet deklarimit të Turkish Airlines në bursë dhe Statutit të kompanisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>