Parlamenti Europian kërkon reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin

Monica Macovei, kryetare e delegacionit të Parlamentit Europian në Shqipëri, deklaroi se reforma në drejtësi është shumë e nevojshme për të ardhmen e vendit. Në një intervistë për Top Channel, Zonja Macovei u shpreh se “edhe pse kjo reformë do të marrë kohe për t’u realizuar, ajo është thelbësore për Shqipërinë.”

Një hap i rëndësishëm është, gjithashtu, votimi i ligjit të dekriminalizimit, për të cilin ajo i kërkoi parlamentarëve ta votojnë unanimisht. “Miratoni këtë ligj, për t’iu ndaluar politikanëve apo nëpunësve të shërbimit civil, që të zënë karriget kur kanë të kaluar kriminale” – tha Zonja Macovei.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>