Partia Demokratike akuzoi, sot, qeverinë për favorizim të kompanisë TRIMED të Vilma Nushit, në disa tendera për blerje ilaçesh.
Grida Duma, në një konferencë për shtyp, tha se kompania e Vilma Nushit ka fituar dhjetra tendera me vlerë dy milionë e 100 mije euro vetëm nga Ministri i Shendetësisë Ilir Beqaj.
Sipas PD-së, “Vilma Nushi, mikja e Edi Ramës, po pasurohet në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.”
Vilma Nushi ёshtё akuzuar para pak kohësh për klientelizëm në sigurimin e konçensionit të Ministrisë së Shёndetёsisё, pёr kontrollin mjekёsor të popullsisë. Ky konçesion arrinte vlerën e 120 milionë eurosh.