Partia Demokratike akuzoi, sot, Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për favorizim të ish kompanisë së tij INTECH+.
Deputetja e Partisë Demokratike Arbiola Halimi, në një konferencë për shtyp, deklaroi se INTECH+ ka marrë një tender prej 85 milionë lekë për instalimin e një sistemi kontabiliteti për Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore, institucion në varësi të Ministrit Beqaj.
Zonja Halimi akuzoi se “edhe pse, në këtë rast, Beqaj i dha me firmën e tij 85 milionë lekë firmës së tij, Intech+, shërbimi as nuk është ofruar fare.”