Partia Demokratike ka kërkuar sot bërjen publike të dokumenteve të projektit të stadiumit të ri kombëtar.
Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, me anë të një letre drejtuar Kryeministrit Rama dhe Presidentit të FSHF-së Armando Duka, kërkoi projektin e miratuar nga KKT-ja pak ditë më parë, dokumentet e partneritetit publik-privat mes qeverisë dhe kompanisë fierake Alb-Star dhe bërjen publike të procedurave të ndjekura për zgjedhjen e kompanisë fituese.
Partia Demokratike, disa ditë më parë, e ka akuzuar kryeministrin Rama se i gjithë projekti i stadiumit të ri është një aferë korruptive, e bërë në fshehtësi, ku përfituesit e vetëm janë miqtë e kryeministrit.