PD akuza ndaj Kryeministrit Rama për hidrocentralin e Skavicës

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama për mungesë transparence në dhënien me konçesion të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, një kompanie turke.

Grida Duma, sekretare për Marrëdhënien me Publikun në PD, tha se ishte ministri Ahmetaj, ai që pranoi publikisht se hidrocentrali i Skavicës iu dha kompanisë Suzer & Nurol Group, pa dhënë detaje për marrëveshjen mes kompanisë dhe qeverisë.

“Sot, pyesim kryeministrin Rama se çfarë gare zhvilloi për projektin më të rëndësishëm energjitik të shqiptarëve? Skavica ka përfunduar si gjithë të tjerat dhe siç ne paralajmëruam pa garë e transparencë, ashtu siç Rama u ka dhënë miqve të vetë koncensionet në shëndetësi”, u shpreh Zonja Duma.

Në fund, ajo shtoi se shqiptarët janë më të varfër, të papunë e më të pashpresë pasi Kryeministri Rama, me anë të skemave korruptive po ndaj pasurinë e shqiptarëve në duart e miqve te tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>