Partia Demokratike akuzoi sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje të ngushta me bandat kriminale në vend.
Duke marrë shkas nga vrasja e Gazmend Çollakut sot në Krujë, Enkelejed Alibeaj deklaroi se “këto lloj rrëmbimesh dhe ekzekutimesh, si dhe në rastin e Stafukës në Fushë-Krujë, kanë firmën e kokave të krimit në vend dhe vulën e miqve të Saimir Tahirit.”
Zoti Alibeaj akuzoi ministrin Tahiri si ndërmjetës mes vrasësve me pagesë e si fshehës të provave. Ai tha se vrasja e sotme në Krujë ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Durrës, dy javë më parë. I vrari, Gazmend Çollaku, mbikqyrej nga policia, por sërish katër persona, ende të paidentifikuar, arritën ta marrin peng dhe ta ekzekutojnë.