PD akuza ndaj Ramës e Qefalisë: Po ndajnë pasurinë e vendit mes tyre

Partia Demokratike akuzoi sot deputetin socialist Xhemal Qefalia se ka përfituar fonde publike. Grida Duma, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD, në një konferencë për shtyp deklaroi:

Firma e deputetetit socialist Qefalia ka pasur një aktivitet modest dhe në 2013 nuk ka marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, por pasi Edi Rama erdhi në pushtet rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati dhe ka marrë jo pak por 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në tre vite.

Kemi dokumentacionin e plotë si firma kalon në emër të nipave sa për një formalitet. Ndërsa të gjithë e dinë që është deputeti dhe vëllezërit e tij që ndajnë llokmat e buxhetit të shtetit.

Ky pra është shteti i Edi Ramës, një ndërmarrje private që ndan pasurinë mes një grushti njerëzish.

Në fund, Zonja Duma ftoi qytetarët t’I bashkohen protestës së opozitës më 18 shkurt kundër korrupsionit të Qeverisë Rama

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>