Sot, Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se po pengon drejtësinë e përkrah korrupsionin. Deputeti Eduart Halimi u shpreh se Edi Rama, për të mbrojtur korrupsion e njerëzve të tij, i bën presion dhe nuk e lë të veprojë gjykatën.
Deputeti Halimi përmendi rastin e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, i cili po gjykohet nga Gjykata Kushtetuese për 150 shkelje të Kushtetutës.
“Edi Rama po vonon zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin Kokëdhima. Ky është shembull i korrupsionit me fondet publike nga njerëz pranë kryeministrit, është shembulli i kapjes së shtetit, shembulli i oligarkut qeveritar që qëndron mbi ligjin,” deklaroi Zoti Halimi, në konferencën për shtyp.
Në fund, ai shtoi se qytetarët dhe opozita presin drejtësi nga Gjykata Kushtetuese, pavarsisht ndërhyrjeve të Kryeministrit Rama.