Sot, Partia Demokratike akuzoi qeverinë për korrupsion në moratoriumit e pyjeve. Në një deklaratë për mediat, Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, tha se qeveria kërkon të shfrytëzojë pyjet deri në fund të vitit, e më pas të shpallë moratoriumin e pyjeve në janar të 2016.
Propozimi i Partië demokratike është që ky moratorium të nisë që sot dhe të anullohen lejet klienteliste për prerje pyjesh, dhënë të afërmëve të ministrave e deputetëve. Zoti Malltezi akuzoi ministrin Manjani, deputetin Balla, deputetin Spahiu dhe nënkryetarin e Bashkisë së Ersekës si të përfshirë në këto afera korruptive.