PD akuzon Ramën e Beqajn për tenderin e sterilizimit

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Shëndetësisë Beqaj për abuzime në tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekeësore të spitaleve publike.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Edi Rama dhe Ilir Beqaj po ndajnë milionat me klientelën e tyre. “Dhënia e 100 milionë eurove, ose më saktë, ndarja e 100 milionë eurove me mikun e tij, është një krim i rëndë që duhet ndëshkuar,” u shpreh Zonja Vokshi.

Sipas PD-së, ky tender, përveçse klientelist, është i panevojshëm pasi qeveria e mëparshme ka bërë një investim prej 1,3 milionë eurosh për sistemin e sterilizimit në QSUT, i cili është akoma në përdorim.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>