PD akuzon sërisht kryeministrin Rama për korrupsion në shëndetësi

Partia Demokratike akuzoi sot sërisht Kryeministrin Rama për korrupsion me konçesionin e kontrollit shëndetësor të popullsisë, dhënë biznesmenes së afërt me të Vilma Nushi.

Deputetja Albana Vokshi, në një deklaratë për shtyp u shpreh se nga 18 laboratorë analizash që duhet të ishin hapur tashmë në gjithë vendin, vetëm tre janë hapur, ndërsa analizat që duhet të kryheshin në 15 laboratorëve të tjerë sillen në Tiranë.

Zonja Vokshi e quajti konçensionin si “konçesion për taksi të kampionëve të gjakut; me makinat që Zonja Nushi shpërndan duhanin, biznesin e saj primar, transporton dhe kampionët”.

Ky fakt, u shpreh ajo, jo vetëm që tregon se sa e korruptuar është qeveria, por po rrezikon shëndetin e qytetarëve, që po marrin shërbim shëndetësor jo cilësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>