Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për ndërprerjen e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli. PD e akuzon deputetin Suli për shkelje të ligjit të konfliktit të interest, pasi djali i tij përfiton para nga fondet publike.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD Grida Duma deklaroi se ka një kontrate qiraje mes OSHEE-së dhe djalit të Zotit Suli, Saimir Suli. “Ligji ndalon kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli” – u shpreh Zonja Duma.