PD: Kryeministri Rama e deputeti Kokëdhima po tentojnë të marrin kalanë e Porto Palermos

Partia Demokratike akuzoi, sot, Kryeministri Rama dhe deputeti Kokëdhima se po pasurohen në mënyrë të paligjshme me anë të objekteve të trashëgimisë kulturore.

“Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço Kokëdhima po bëhet gati të fusë në kthetra dha kalanë e Porto Palermos,” deklaroi zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

Ajo vazhdoi më tej duke thënë se, pikërisht, plani i Ramës dhe Kokëdhimës për të marrë kalanë është dhe arsyeja që Ministria e Kulturës vendosi të japë me qira disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore në vend.

Deklarata e PD-së erdhi pas vizitës së Kryeministrit Rama në disa qytete të jugut, ku dhe shpërndau çertifikata të pronësisë së tokës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>