PD nuk merr pjesë në mbledhjen për reformën në drejtësi

Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në asnjë nga mbledhjet për reformën e drejtësisë të ditës së sotme. Mbledhja e planifikuar për tu zhvilluar gjatë paradites u shty për shkak të mungesës së ekspertëve nga PD-ja, por ekspertët nuk janë paraqitur as në mbledhjen e orës 15:00.

Ato kërkuan zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias si kusht për vijimin e bisedimeve.

“Pa u zbatuar rekomandimi i përpiktë i Komisionit të Venecias për çmontimin e mekanizimit të sistemit nuk mund të vijohet me rregullime kozmetike në draft”- sqaruan deputetët e opozitës në një njoftim për shtyp.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>