PD: Rama e Tahiri po qeverisin me kriminelët

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama e ministrin e Brendshëm Tahiri se po qeverisin me kriminelët, duke rrezikuar jetën e gjithë qytetarëve.

“Ekzekutim në mes të Tiranës, grabitje me armë në Shkodër, grabitje dhe plagosje të pronarit të shtëpisë në Kuçovë, të gjitha në harkun e disa orëve, janë dëshmitë tronditëse të fuqizimit të krimit dhe rënies së shtetit”, deklaroi Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Sigurisë dhe Rendit në PD.

Ai tha se lehtësia me të cilën kryhen këto akte në mes të ditës, në vende të populluara tregon se krimi nuk po parandalohet më dhe se policia nuk është aspak efiçente në punën e saj.

Zoti Alibeaj akuzoi ministrin Tahiri dhe kryeministrin Rama se po sillen si ortakët e bandave kriminale, duke përmendur emrat e vëllezërve Habilaj e Emiljano Shullazit.

“Me Edi Ramën kryeministër, bandat bëhen pronarë trojesh e pasurish, vendosin gjoba e plaçkisin, krimi sjell krimin, sjell vrasjen, grabitjen e rrënimin”, mbylli deklaratën e tij Zoti Alibeaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>