Vendimi për përfshirje e draftit të reformës në drejtësi në programin tre javor të Kuvendit do të vendoset në fund të seancës së sotme parlamentare.
Ku vendim u mor nga Konferenca e Kryetarëve sot, pasi nuk u arrit dakordësia mes PS e PD për ta përfshirë draftin e reformës në punimet tre javore.
Sipas rregullores së Kuvendit, kur konferenca e Krytarëve nuk arrin të vendosë me mirëkuptim, atëherë programi i punimeve të Kuvendit votohet nga deputetët.