Përfshirja e tre drejtuesve të policisë në çështjen Habilaj, merret në pyetje drejtori i shërbimi të brendshëm

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje Edi Merkajn, Drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

Prokuroria dyshon se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka dekonspiruar aksionin dhe kanë lejuar arratisjen e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaerd Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.

Të tre dyshohen për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>