Drejtori i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Erjon Manohasa akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre. Si pasojë Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra. Kështu shkruan gazeta Standart.
Burime nga prokuroria janë shprehur se Manohasa ka dhënë licencë një spitali për hemodializën, ndërsa në garë ka qenë edhe një tjetër spital.
Erjon Manohasa, përfaqësues i PDIU-së u emërua në këtë detyrë në tetor të 2016.