Policia rrugore do të aplikojë gjoba progresive

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi sot se policia rrugore do të fillojë aplikimin e gjobave progresive.

“Nuk mund të ketë të njëjtën gjobë një makinë modeste me një makinë superluksoze me cilindratë të lartë, për sa kohë që në rast shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dëmin e bëjnë ndryshe makina me cilindratë të madhe bën një dëm shumë më të madh” , u shpreh Ministri.

Ai gjithashtu shtoi se një shofer i ri nuk do të ketë të njëjtën gjobë, për një shkelje, me një shofer me eksperiencë apo përsëritës. Policët do të udhëzohen të jenë këshillues në raste shkeljesh dhe të mos vendosin gjoba menjëherë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>