Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike takoi sot Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban. Takim u zhvillua në Maltë gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Zoti Basha dhe Zoti Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare. Kryetari i PD-së mori mbështetjen e Kryeministrit Orban për aksionin e opozitës për garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.
Kryetari i Partisë Demokratike po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane në Maltë, ku pritet të mbajë edhe fjalën në seancën plenare dhe të ketë takime të veçanta me liderë evropianë.
PPE është grupimi politik më i madh në Parlamentin Europian dhe kryeson Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.