PPE, Basha takon Kryeminsitrin e Hungarisë

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike takoi sot Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban. Takim u zhvillua në Maltë gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike,  Zoti Basha dhe Zoti Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare. Kryetari i PD-së mori mbështetjen e Kryeministrit Orban për aksionin e opozitës për garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane në Maltë, ku pritet të mbajë edhe fjalën në seancën plenare dhe të ketë takime të veçanta me liderë evropianë.

PPE është grupimi politik më i madh në Parlamentin Europian dhe kryeson Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>