Presidenti Bujar Nishani dërgoi sot për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat. Ky vendim vjen pas rrëzimit nga parlamenti të dekretit të presidentit dhe miratimin e ligjit pa ndryshimet e propozuara nga presidenti.
Sipas njoftimit zyrtar për median, ky ligj cënon parimet bazë kushtetuese të barazizë para ligjit dhe sigurisë juridike, si dhe bie në kundërshtim me standartin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut.