Presidenti Bujar Nishani i kërkoi sot prokurorisë të hetojë të gjithë institucionet e përfshira në çështjen e përgjimeve. Ai tha se institucionet shtetërore e kanë pranuar praninë e pajisjes së përgjimeve, ndaj tani duhet të lejojnë prokurorinë të hetojë dhe nuk duhet të pengojnë funksionimin e ligjit.
“Një pajisje e tillë as nuk mund të vijë në Shqipëri dhe as nuk mund të disponohet nga asnjë institucion pa lejen e vetme të prokurorisë së shtetit shqiptar. Të hetohet kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të vijë e të hyjë në Shqipëri një pajisje që në çdo rast nu mund të hyjë kurrë në Shqipëri pa lejen e autorizimin e prokurorisë”, deklaroi presidenti.
Zoti Nishani tha se veprimtaria e pajisjes së përgjimit ka kërcënuar integritetin e institucioneve dhe qytetarëve