Presidenti Nishani ka kërkuar hetim ndërkombëtar për të zgjidhur çështjen e ndërtimit të këndit të lojrave nga Bashkia Tiranë, në Parkun e Liqenit.
Këtë fakt presidenti e bëri të ditur dje, gjatë një takimi me aktivistët që prej muajsh kanë kundërshtuar ndërtimin në Park, duke e quajtur atë të paligjshëm dhe në shkelje të kushtetutës e konventave ndërkombëtare.
Zoti Nishani tha se hetimi I pavarur nga ndërkombëtarët është kërkuar në respekt dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, nënshkruesë e së cilës është dhe Shqipëria.