Presidenti Nishani kthen në Kuvend ligjin e pronave

Presidenti Bujar Nishani ktheu sot ligjin “për trajtimin dhe përfundimin e proçesit të kompensimit të pronës” për rishqyrtim në Kuvend.

Argumenti kryesor i Presidentit për kthimin e ligjit është shkelja e parimeve kushtetuese në dy raste, si për rastet që kanë një vendim gjykate, ashtu dhe për ato ende të patrajtuara. Më saktësisht, Presidenti bëri të ditur se:

  • Skema që ky ligj ofron për zgjidhjen e problemit të kompensimit të pronarëve që kanë një vendim gjyqësor apo administrativ bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është skemë efektive
  • Skema që ky ligj ofron për zgjidhjen e rasteve ende të patrajtuara apo që nuk kanë vendim gjykate bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë para ligjit, të drejtës së ankimit dhe të sigurisë juridike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>