“Ajo që konstatojmë jo pa shqetësim është fakti se nevoja për reformimin e sistemit të drejtësisë po shoqërohet me një fjalor publik negativ ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga shumë faktorë publike si dhe aktorë vendas dhe të huaj.”
Kështu u shpreh Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, menjëherë pas kritikave të ambasadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin, në Konferencën Gjyqësore Kombëtare.
Zoti Llalla i kujtoi ambasadorëve se janë po këto prokurorë e gjyqatarë që kanë hetuar e gjykuar kolegët e tyre të korruptuar dhe do të vazhdojnë ta bëjnë detyrën e tyre pa u korruptuar.
Në fund, ai shtoi se reforma në drejtësi duhet të sjelle pavarsinë e sistemit të drejtësisë nga politika.