Prokurori i Përgjithshme do të shkurtojë njësinë antikorrupsion për zyrtarët e lartë, pranë prokurorisë së krimeve të rënda. Kjo masë është ndërmarrë si pasojë e numrit të vogël të referimit të rasteve për hetim.
Në një njoftim për shtyp deklarohet se “ Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin në Prokurorinë për Krime të Rënda, për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj në muajin Shtator 2015, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj”
Kjo njësi u krijuan në shtator të viti 2015 nën mbikqyrjen e ekspertit të OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në strukturat e saj u komanduan pesë prokurorë, të cilët tani do të kthehen në pozicionet e mëparshme të punës. .
Tani kësaj njësie do ti bashkangjiten prokurorët që hetojnë rastet e terrorizmit.