PS kërkon hetimin dhe heqjen e mandatit të demokratit Noka

Partia Socialiste kërkoi sot hetimin e deputetit demokrat Flamur Noka nga prokuroria.

Në një konferenë për shtyp, deputeti Alfred Peza deklaroi se Zoti Noka ka mashtruar në formualarin e vetëdeklarimit dhe për këtë arsye, duhet të lërë mandatin e deputetit.

Deputeti Noka u akuzua nga Partia Socialiste, por dhe e pranoi vetë publikisht, se është ndaluar nga policia jugosllave në ish-Jugosllavi, në 1991, dhe është intervistuar nga shërbimi informative kombëtar jugosllav (UDB) për ta rekrutuar si bashkëpunëtor. Këtë fakt Zoti Noka nuk e ka deklaruar në formularin e vetedeklarimit, siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>