Putin dhe Macron thirrje për armëpushim mes Armenisë e Azerbaxhanit

Nga Exit News
Putin dhe Macron thirrje për armëpushim mes Armenisë e Azerbaxhanit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron i kanë bërë thirrje Armenisë dhe Azerbaxhanit për armëpushim në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Dy liderët biseduan në telefon rreth këtij konflikti dhe në deklaratën zyrtare për shtyp nga Kremlini shkruhej:

“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bëjnë thirrje palëve luftuese që të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, të ulin tensionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale.”

Prej disa ditësh forcat armene dhe azerbaxhane po përplasen për krahinën e Nagorno-Karabakh, e cila ndodhet në Azerbaxhan por administrohet nga etnikët armen.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Kjo ishte përplasja më e ashpër mes dy vendeve që prej vitit 2016, duke ringjallur shqetësimin për stabilitetin në Kaukazin e Jugut, një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz në tregjet botërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>