Qeveria do të vazhdojë me reformat e ndërmarra edhe nëse çmimi për këtë është të mos fitojë zgjedhjet e ardhshme. Në një aktivitet në Fier, Kryeminsitri Rama deklaroi se e rëndësishme është që qeveria të çojë vendin përpara, pavarsisht pasojave në zgjedhjet e ardhshme.
“Qeveria që vendos të mos e tradhëtojë popullin e vet është një qeveri që duhet ta konsumojë pushtetin për transformim me çdo çmim, edhe me çmimin që të mos votohet më. E rëndësishme është qeveria të çojë vendin përpara. Reformat në Shqipëri janë aq të domosdoshme sa është kimioterapia për organizimin.”- tha Zoti Rama.