Qeveria miraton fondin e shpërblimeve për festat e fundvitit

Qeveria miratoi sot shpërblimet për festat e fundivitit për pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe administratën publike. Kryeministri Rama, gjatë prezantimit, tha se “kjo paketë konfirmon plotësisht vëmendjen dhe kujdesin përtej të gjitha vështirësive financiare të këtij viti reformash”.

Shpërblimin prej 2 mijë lekë të reja e përfitojnë:

  • Përfituesit e ndihmës ekonomike
  • Personat me aftësi të kufizuar
  • Pensionistët
  • Ata që marrin pension të parakohshem apo pension kooperative bujqësore
  • Ata që marrin trajtim të vençantë për punë në miniera
  • Kryefamiljarët që marrin kompensim për energjinë elektrike

Shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja e përfitojnë:

  • Grupi i mësuesve të dalluar, përcaktuar nga MAS
  • Studentët e ekselenc%s dhe nxënësit e shkëlqyer në arsimin parauniversitar
  • 300 punonjës të dalluar në shërbimin spitalor publik

Ndërkohë që, mjekët e përzgjedhur për përformancën më të mirë në punë do të marrin një shpërblim prej 40 mijë lekësh të reja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>