Qeveria i pagoi 150 mijë euro më tepër kompanisë së Cherie Blair, për konsulencën në proçesin e ndërmjetësimit së konfliktit mes qeverisë dhe kompanisë Rapiscan.
Ky vendim u mor nga Këshilli i Ministrave në datën 28 dhjetor, por nuk u publikua në faqen zyrtare. Kompania e bashkëshortës së ish kryeministrit britanik Tony Blair, mori 645 mijë euro, nga 495 që duhet të merrte sipas kontratës.
Kompania Rapiscan është përgjegjëse për skanimin e të gjitha ngarkesave që hynë dhe dalin nga territori i vendit. Konflikti me të për tarifën e skanimit u zgjidh me mirëkuptim, pa shkuar në Gjykatën e Arbitrazhit.