Qeveria, shpifja ndaj politikanëve vepër penale

Qeveria ka propozuar një projekt-ligj për kriminalizmin e shpifjes ndaj funksionarëve publikë e të zgjedhurve dhe dënimin e saj me gjobë deri në tre vjet heqje lirie. Ky propozim është miratuar para disa javësh, në fshehtësi nga mediat dhe publiku.

Projekt-ligji do të duhet të miratohet  me shumicë të kualifikuar prej 84 votash nga Kuvendi, që kërkon përveç votave të PS-së edhe ato të aleatëve të tjerë të saj.

Tre vjet më parë, me propozimin e qeverisë Berisha, Kuvendi miratoi me konsensusin e të gjitha forcave politike dekriminalizimin e shpifjes dhe kualifikimin e saj si çështje civile.

Propozimi i ri i qeverisë pason disa qëndrime të përsëritura kritike ndaj mediave të Kryeministrit Rama. Dje në një konferencë për shtyp ai i quajti disa media ‘këneta”, pa përmendur emra konkretë.

Gjatë gjithë qeverisjes, ai i ka konsideruar kritikat dhe akuzat për korrupsion të medias ndaj qeverisë si sulme për interesa klienteliste apo politike të drejtuesve të mediave dhe gazetarëve të caktuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>