Qeveria miratoi sot vendimin për legalizimin e pallateve pa hipotekë. Këtu përfshihen të gjithë pallatet të cilat nuk kanë mundur të hipotekohen sepse ndërtuesit e tyre nuk kanë plotësuar detyrimet ligjore.
Në të gjithë vendin janë 1320 pallate, ndër to 700 vetëm në Tiranë, të cilat përfshihen në këtë vendim.
Sipas, Ministres Gjermeni ky vendim i jep zgjidhje përfundimtare dhe bën të mundur legalizimin e pronave nga familjet të cilat kanë blerë apartamente në këto pallate dhe nuk kanë mundur të hipotekojnë pronën për faj të ndërtuesit.