BE dhe EURALIUS: hetim pasurie për prokurorët dhe gjyqtarët

BE dhe EURALIUS: hetim pasurie për prokurorët dhe gjyqtarët

Kreu i Misionit EURALIUS Rainer Deville dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin u shprehën sot se kriteri kryesor për të qënë prokuror apo gjyqtar duhet të jetë deklarimi i pasurisë. Të pranishëm në një nga nga tryezat e diskutimit për Reformën në Drejtësi, ata thanë se duhet hetuar pasuria e gjyqtarëve e prokurorëve, dhe nëse gjenden parregullsi, të shkarkohen.

Duke iu drejtuar gjyqtarëve dhe prokuroreve, Zoti Deville tha : “Pjesa e parë është se duhet të justifikoni pasuritë. E në qoftë se nuk i justifikoni, atëherë keni një problem dhe këtu nis procedimi disiplinor për shkarkim.” Ai, gjithshtu, përmendi dhe nevojën për të eleminuar “darkat” me të dyshuarit për krime. Duke folur për një zgjidhje të menjëhershme, ai tha se e vetmja  mënyrë është shkarkimi i të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve.

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin u ndal tek pasuria e lartë dhe e pashpjegueshme e prokurorëve dhe gjyqtarëve, e cila sipas saj,  nuk mund të justifikohet as me martesa me gra të pasura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>