Gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri – Pikat kryesore të Raportit të Amnesty International

Gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri – Pikat kryesore të Raportit të Amnesty International

Amnesty International ka publikuar raportin vjetor mbi respektimin e të drejtave të njeriut në 160 vende të botës për vitin 2015.

Problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri, sipas raportit, janë mungesa e pavarësisë së mediave dhe dhunës ndaj gazetarëve, mungesa e mbrojtjes ndaj dhunës në familje, kërkesat e larta për azil në BE dhe strehimi i komuniteteve romë dhe egjiptian.

Më poshtë janë pikat kryesore të raportit për Shqipërinë:

  • Pavarësia e mediave është e kompromentuar nga vetë-çensura, presioni i qeverisë dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, të cilëve nuk u sigurohet mbrojtja e duhur.
  • Shumë gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe Norvegji, për shkak se Shqipëria nuk është në gjendje t’i mbrojë.
  • Ka numër të lartë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
  • Në muajt e parë të 2015, u raportuan rreth 1 700 raste të dhunës në familje dhe 993 kërkesa për urdhër mbrojtje.
  • Në janar-gusht 2015 vetëm në gjykatën e Tiranës u paraqitën 406 padi për abuzim në familje, por 62 për qind e tyre janë tërhequr nga paditësit si pasojë e presionit të abuzuesve apo familjarëve.
  • Në korrik, 70 familjeve në Tiranë, kryesisht rome, ju shkatërruan shtëpitë duke i lënë të pastrehë.
  • Autoritetet nuk kanë bërë asnjë përparim në vënien para drejtësisë të përgjegjësve për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe në gjetjen e eshtrave të tij.
  • Ish drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron Kuliçaj dhe personat e tjerë përgjegjës për vrasjet e 21 janarit 2011 janë ende të pandëshkuar.
  • Në rajonet e policisë keqtrajtohen të dyshuarit dhe personeli mjeksor dhe policor kanë dështuar në detyrën e tyre për të raportuar incidente të tilla.
  • Ka mbipopullim dhe kushte të papërshtatshme jetese dhe shëndetësore në vendet e ndalimit.
  • Si pasojë e gjëndjes së rënduar ekonomike, mijëra shqiptarë aplikuan për azil në vendet e BE, duke përfshirë 54,762 në Gjermani, e cila ka refuzuar 99 për qëind të këtyre kërkesave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>