Raporti i Eurostat, Shqipëria e pesta në botë për numrin e lartë të azilkërkuesve

Afërsisht 66 mijë shqiptarë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, gjatë vitit 2015, duke e renditur Shqipërinë vendin e pestë në botë për numrin e lartë të azilkërkuesve. Këto janë rezultatet e raportit të fundit të Eurostat.

Shqiptarët përbëjnë pesë për qind të të gjithë azilkërkuesve. Ndërsa përqindjen më të lartë e zënë azilkërkuesit nga Siria, Iraku e Afganistani, të tre vende në gjendje lufte apo të sapo dala nga lufta.

Sipas raportit, Gjermania është vendi më i kërkuar nga shqiptarët, e pas saj Franca e Suedia. Në Gjermani, azilkërkuesit shqiptarë renditen të dytët për nga numri, me 12 për qind të totalit, pas Sirisë të vendit të parë.

Në këtë raport nuk janë përfshirë rreth një milion kërkesa për azil, që janë në pritje të përgjigjes, ku sërish, numri më i madh i përket Gjermanisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>