Raporti i Freedom House e vlerëson Shqipërinë si vend pjesërisht të lirë. Raporti vëzhgon të drejtat politike, liritë civile dhe shkallën e lirisë në përgjithësi. Në të tre këto tregues Shqipëria është vleresuar me 3 pikë, në një sistem vlerësimi nga 1 në 7, ku 1-shi tregon liri më të mëdha dhe 7-ta mungesë të lirive.
Përveç Serbisë, e cila këtë rradhë vlerësohet si vend i lirë, vendet e tjera të rajonit si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnje Hercegovina cilësohen si vende pjesërisht të lira.
Në total, raporti merr në vëzhgim 195 vende, ku 86 vlerësohen si të lira, 59 pjesërisht të lira dhe 50 vende si jo të lira.