Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa zona në Shkodër të martën.
Bashkia njoftoi se si pasojë e pëmbytjeve rruga e Obotit është bllokuar. Kalimi mund të bëhet vetëm me varkë lundruese.
Ndërsa, ujësjellësi Oblika ka dalë jashtë funksionit.
Në Shkodër janë përmbytur 2065 Ha tokë.
Në fshatin Obot është ndërprerë energjia elektrike.
Toka të përmbytura ka në disa zona në Shkodër, përfshi këtu Dajçin, Velipojën, Gurin e Zi, Bërdicën e disa rrethina të tjera.
Bashkia Shkodër kërkoi ndihmë për varka e ushqim për kafshët e përmbytura.
Disa qytete në Shqipëri, si Shkodra, Lezha, Elbasani u përmbytën të martën si pasojë e shirave të ditëve të fundit.
Për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend klikoni këtu.