Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, e pranishme në një tryezë për reformën në drejtësi u shpreh se duhet të përmbushet dëshira e studentëve të dhjetori 1990: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa.”
Ajo bëri thirrje për kurajo për ndryshim, për të ecur përpara pa justifikime të kota, për të guxuar njësoj si 25 vite më parë.
Zonja Vlahutin u shpreh senuk ka njerëz të paprekshëm dhe reforma në drejtësi duhet të realizohet, pavarësisht nga lobimet agresive për ta ndaluar atë.