Qeveria shqiptare ka kaluar në nivelin më të lartë të alarmit për gjendjen e sigurisë në vend, për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur, gjithashtu, nivelin e saj të sigurisë. Ajo, madje, ka njoftuar qytëtarët amerikanë në vend që të evitojnë vendet e populluara.
Këto lëvizje janë të koordinuara mes qeverisë shqiptare dhe Ambasadës Amerikane.