Vitrina s’bëhet dyqan

Sikurse të gjithë ata që dinë shkrim e këndim – ose shkrim edhe më mirë se këndim – edhe protagonistët e jetës politike në Tiranë nxjerrin dhe përditësojnë rregullisht statuset e tyre në Facebook. Nga Facebook-u, këto statuse e gjejnë pastaj rrugën në mediat dhe në forume të tjera madje deri edhe Parlament; rreth tyre

Një socialist normal është një socialist i rrezikshëm

Ka burra në politikën shqiptare të cilët nuk kanë krijuar asnjëherë konflikte, kanë prodhuar mendime, kanë ruajtur një profil “normal” për një politikan dhe që, mbi të gjitha, karrierën e kanë parë si mundësi për të propozuar idetë dhe qëndrimet e tyre për të zgjidhur probleme dhe jo si shfaqje të llojit “reality” për të fituar popullaritet

Shkatërrohet në mënyrë kriminale fasada monument e Stadiumit Qemal Stafa

Është shkatërruar dje plotësisht fasada e Stadiumit Qemal Stafa, monument kulture dhe pjesë e ansamblit monumental të Sheshit Nënë Tereza. Shkatërrimi i fasadës jo vetëm dëmton në vetvete ansamblin monument kulturor të Sheshit Nënë Tereza, që përfshinte stadiumin, por i hap rrugën shkatërrimit tërësor të ansamblit—vepra ndoshta më e rëndësishme kulturore-arkitekturore në vend. Ky akt kriminal kulturor është

Bregdet: Jeta njerëzore përballë propagandës

Lajmi i tragjedisë së Himarës, në të cilin një motoskaf masakroi një turist rus, duhet të bëjë të mendojë ato që janë ngarkuar me zhvillimin e turizmit në vend. Ka vite që vërehet rritja e numrit dhe aktivitetit të motorëve të ujit dhe motoskafëve në ujërat pranë plazheve të mbushura plot me pushues. Shpesh, drejtuesit

Një ngjarje e veçantë në Rio 2016

Atletja italiane Elisa Di Francisca valëviti për herë të parë flamurin e BE-së në vend të flamurit italian në Lojrat Olimpike Rio 2016. Sportistja, e cila fitoi medaljen e argjendë në skermë, qendroi në podium duke mbajtur flamurin e BE-së. Nuk kishte ndodhur asnjëherë. “E bëra për viktimat e terrorizmit në Paris dhe Bruksel. Nuk mund

Masakër turistësh?

Ministri i Shëndetësisë ka vizituar dy fundjavat e fundit qendrat shëndetësore rajonale në jug te vendit. Me tonin e zakonshëm propagandistik qeveritar, ai njoftoi pas një vizite në qendrën e Himarës se në fund të qershorit u hapën 25 qendra shëndetësore në ndihmë të pushuesve, në vendet me numër më të lartë vizitorësh, si në

Luan Rama: Ministri Tahiri të mbajë përgjegjësi për grabitjet dhe vrasjet

Luan Rama, deputeti dhe sekretari i LSI-së, i kërkoi ministrit të Brendshëm Tahiri të mbajë përgjegjësi dhe të zbardhë rastet e fundit të grabitjeve dhe vrasjeve në vend. Në një intervistë për gazetën Sot, deputeti Rama u shpreh se Ministria e Brendshme dhe veçanërisht policia duhet të sigurojnë rendin dhe sigurinë publike, që kohët e

Mijëra minorenë shqiptarë emigrojnë të vetëm në Itali

Të miturit shqiptarë që kanë emigruar të pashoqëruar në Itali renditen të dytët mes të rinjve të gjithë botës. Raporti për emigrimin e të miturve është publikuar nga Save the Children në Itali. Deri në prill 2016, 1453 fëmijë të mitur kanë kërkuar strehim në institucionet italiane ose 12, 5 për qind e totalit. Krahasuar

Plani i fundit Rama: Godinë mbi 30 katëshe në krah të Hotel Tiranës

Planet e Kryeministrit Rama për ta mbushur zonën qëndrore të Tiranës me kulla të larta duket se janë më të mëdha se sa është bërë e ditur deri tani. Mbas imponimit në mënyrë të paligjshme të ndërtimit të një kulle 25 kate, si pjesë e stadiumit të ri të futbollit, nën udhëzimin e Kryeministrit po

13 0503 0513 0523 0533 0543 251